Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka indikacione se varianti i ri i koronavirusit, i identifikuar në Afrikë të Jugut, është më ngjitës se ai që po përhapet në Britani të Madhe.
Maria van Kerkhove, kryetare teknike e OBSH-së, ka thënë se nuk ka dëshmi për këtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, ekspertët britanikë kanë shprehur shqetësimin dje se vaksinat anti-COVID mund të mos jenë në gjendje të mbrojnë nga varianti i koronavirusit i zbuluar në Afrikë të Jugut.
E OBSh-ja ndërkohë ka rekomanduar dy doza të vaksinës anti-COVID të Pfizer/BioNTech, të merren brenda një periudhe 21-28 ditë nga njëra-tjetra.
“Ne qëllimisht kemi dal me rekomandimin: dy doza të vaksinës brenda 21-28 ditëve”, ka thënë Alejandro Cravioto, kreu i Grupit Këshillues të OBSH-së për imunizim.