Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, është emëruar për fituesin e këtij viti të shpërblimit “John F. Kennedy- Profil për trimëri”, i cili ndahet për kontributin në vazhdimin e trashëgimisë së kolegëve të tij demokratë.
“Presidenti Kennedy ka ftuar gjeneratën e re amerikane që të japin kontributin e tyre në shërbim të këtij shteti. Presidenti Obama me trimëri dhe krenari të madhe ka vazhduar që ta bëjë këtë në kohën tonë, duke ofruar shembull për njerëzit e ri nga të gjitha shtresat e shoqërisë”, thuhet në kumtesën e vajzës së Kennedy, Caroline, transmeton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo