Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Itali ka arritur në 197, pas rritjes më të madhe ditore të vdekjeve që nga fillimi i përhapjes.
Zyrtarët thanë se 49 njerëz kishin vdekur në 24 orë, ndërsa më shumë se 4.600 raste janë raportuar në total.
Italia ka raportuar tani më së shumti vdekje jashtë Kinës, ku virusi u shfaq në dhjetor, transmeton KTV.
Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se afro 100.000 njerëz në të gjithë botën janë të prekur me koronavirus.
Më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur - shumica e tyre në Kinë.
Artikuj të ngjashëm