Shifra e vërtetë e të vdekurve nga COVID-19 në Angli dhe Uells është për 41 për qind më e lartë, sesa tregojnë të dhënat ditore të ofruara nga Qeveria britanike, deri më 10 prill.
Këtë gjë e sugjeruan të martën të dhënat e fundit, në të cilat përfshihen të vdekurit nga komunitetet, raporton KOHA.
Zyra kombëtare për Statistika ka evidentuar 13 mijë e 121 të vdekur deri më 10 prill, krahasuar me 9 mijë e 288 sa ka raportuar Qeveria në bazë ditore, duke i llogaritur vetëm fatalitetet nëpër spitale. COVID-19, sëmundja respiratore e shkaktuar nga koronavirusi i ri, është përmendur si shkaktar i vdekjes në më se një të tretën e certifikatave të vdekjes, të lëshuara në Angli dhe Uells deri më 19 prill.
Në Londër, më shumë se gjysma e certifikatave të vdekjes përmendin këtë sëmundje, si shkas i vdekjeve.
-
Britania tejkalon shifrën prej 200.000 mijë të vdekurve nga COVID-19
-
Bëhen shtatë shtete me më shumë se 150 mijë të vdekur prej COVID-19
-
Britania shënon rekord të vdekurish nga COVID-19
-
Disa spitale ku po trajtohen të infektuarit me COVID-19 në Britani krahasohen me zona lufte
-
Shkon në mbi 100.000 numri i vdekjeve në Britani si pasojë e COVID-19