Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nuk ndalen sulmet ndaj gazetarëve në Maqedoni

Protestuesit maqedonas të organizatës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, edhe gjatë protestës së sotme kanë sulmuar gazetarët.

Protestuesit kanë sulmuar sonte ekipin e Televizionit Telma, të cilët i kanë ofenduar gjatë marrjes së deklaratave nga protestuesit.

Më herët janë sulmuar ekipet e televizionit TV24 dhe portalit A1on.

Për sulmuesit e gazetarëve A1on është hapur procedurë hetimore, ndërsa për një sulmues është lëshuar edhe padi, transmeton KP.

Protestuesit sulmojnë ekipet e gazetarëve që i konsiderojnë përkrahës të LSDM-së, ndërsa i quajnë edhe tradhtar.