Agjencia e Inteligjencës e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një deklaratë, me anë të së cilës mohon pretendimet se presidenti amerikan, Donald Trump, është përgjuar gjatë fushatës presidenciale në SHBA, transmeton koha.net.
Ky njoftim i pazakontë vjen pasi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, citoi pretendimet në fjalë, në fillim të kësaj jave. Në fakt, Spicer citoi një ish-gjyqtar amerikan, i cili kishte thënë se tri burime të inteligjencës e kanë informuar televizionin amerikan “Fox News” se ish-presidenti Obama e kishte urdhëruar këtë përgjim. Agjencia e Inteligjencës e Mbretërisë së Bashkuar i ka cilësuar këto pretendime si të pakuptimta, krejtësisht qesharake dhe të cilat duhet injoruar.
Ndërkohë, edhe Komisioni i Inteligjencës në Senatin Amerikan i ka rrëzuar pretendimet e presidentit Trump lidhur me përgjimin e telefonit të tij. Kryetari i komisionit, senatori republikan Richard Burr, tha se bazuar në informacionet e ofruara, ata nuk kanë arritur të zbulojnë asgjë lidhur me pretendimin se kulla ‘Trump’ është vënë nën shënjestrën e qeverisë amerikane.
-
Studimi: “Uncensored AI” po përdoret për përhapjen e teorive konspirative dhe dezinformatave
-
Deklarohet i pafajshëm burri që akuzohet për tentimvrasjen e Trumpit
-
Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës
-
Trumpi e quan “turp” pyetjen e gazetares për “pedofili” pas sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë
-
Pakënaqësitë ndaj Trumpit po shqyrtohen si motiv për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë