Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Norvegjia dëshiron të përfshihet në marrëveshjen BE – Britani

Norvegjia dëshiron të ketë opsionin e përfshirjes në cilëndo marrëveshje për BREXIT që arrihet në mes të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, raporton Reuters.

Kryeministrja britanike, Theresa May pritet që, pasi të marrë miratimin e parlamentit, të nxisë Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës për të nisur negociatat e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga blloku evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Norvegjia nuk është vend anëtar i BE-së, por ky shtet paguan për qasje në tregun e përbashkët evropian përmes marrëveshjes Zona Ekonomike Evropiane (EEA).

“Ne do të donim të kemi mundësinë e përfshirjes në marrëveshjen BE-Britani sa i përket tregut të brendshëm, atij të përhershëm dhe të tranzitor”, ka thënë ministri norvegjez për BE-në, Frank Bakke Jensen, gjatë një fjalimi para ambasadorëve të BE-së në Oslo.