Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Njujorkezët protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm

Kundërshtarët e vaksinimit të detyrueshëm kanë demonstruar në New York natën e së hënës. Protesta është organizuar pasi që më shumë se nëntë mijë nëpunës komunash janë liruar pa pagesë nga puna pasi kanë refuzuar të vaksinohen. Vendimi është fuqizuar të hënën. Mijëra zjarrfikës të qytetit kanë refuzuar të vaksinohen.

Komisari i zjarrfikësve, Daniel Nigro, ka bërë të ditur se 18 prej 350 njësiteve të zjarrfikësve kanë refuzuar të veprojnë për shkak të vaksinimit të detyrueshëm. Administrata lokale ka njoftuar se largimi i punëtorëve nuk ka ndikuar në ofrimin e shërbimeve komunale qytetarëve. Në qytetin e New Yorkut janë të punësuar më shumë se 300 mijë nëpunës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo