(AP) - Qindra familje palestineze të strehuara në Gazën qendrore të dielën sfiduan ushtrinë izraelite dhe filluan një udhëtim të rrezikshëm kthimi në pjesën veriore të izoluar të Rripit të shkatërruar nga lufta.
Masa ka ardhur pavarësisht se ushtria izraelite ka ripërsëritur paralajmërimin e saj të dielën në mëngjes kundër kthimit të njerëzve të zhvendosur në shtëpitë e tyre në Gazën veriore, duke thënë se ende kjo mbetet një zonë lufte.
Pamjet treguan dhjetëra familje të zhvendosura duke u nisur drejt veriut përmes rrugës bregdetare Rashid, një nga dy rrugët kryesore që lidh Gazën jugore me veriun e saj. Gaza veriore, duke përfshirë qytetin e Gazës, ishte objektivi i parë i pushtimit të Izraelit në Rrip pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.
Ushtria izraelite ka mbyllur gjysmën veriore të Rripit dhe ka detyruar qindra mijëra palestinezë të lënë shtëpitë e tyre në veri dhe të shkojnë në pjesët jugore të Gazës.
-
Mbi 300 mijë palestinezë kthehen në veri të Gazës
-
Mijëra palestinezë kthehen në veri të Gazës pas marrëveshjes së arritur për pengjet
-
Forcat izraelite vranë 14 persona në Gaza, detyrojnë zhvendosje në veri
-
Izraeli urdhëron evakuim të ri në veri të Gazës
-
Izraeli urdhëron zhvendosjen e familjeve në Gaza, për herë të parë që nga armëpushimi