Një video e postuar në Facebook, por e fshirë pak kohë më vonë, ka tronditur Bosnjë-Hercegovinën dhe më gjerë.
Në video, shihen se si disa shtetas të Bosnjës rrahin dy emigrantë në mënyrë brutale, shkruan gazeta “Oslobodjenje” të mërkurën.
Rasti ka ndodhur sot në qytetin veri-perëndimore të Bosnjës, Bihaç dhe policia lokale ka identifikuar personat që rrahën emigrantët.
Sipas mediave, sulmin e ka organizuar Mirhad Gveriq, me të kaluar kriminale dhe gjatë intervistimit nga Policia, ai ka thënë të jetë hakmarrë, pasi sipas tij, të njëjtit ia kishin rrahur vëllain një ditë më parë.
“Të lumtë Bihaç. Kjo është hakmarrje për vëllain tonë Alvir Gveriq”, u tha në përshkrimin mbi video, e cila më vonë u fshi nga rrjetet sociale.
Për të shikuar videon (pamje të rënda), klikoni në këtë link.
-
Të sulmuar e të grabitur: Refugjatët rrëfejnë për abuzimet në kufirin Bosnjë - Kroaci
-
Brutaliteti në kufijtë evropianë - Policia kroate akuzohet për djegien e pasaportave të azilkërkuesve
-
Keqtrajtimi i migrantëve, zyrtarët serbë i detyrojnë të zhvishen në kufi në temperatura të ulëta
-
Tre shqiptarë rrihen në Mal të Zi
-
Qytetarët serbë publikojnë pamjet nga dhuna që përdori policia kundër protestuesve