Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një ushtar elitar gjerman dënohet për përshëndetje naziste

Një ushtar që ishte pjesë e njësisë së forcave speciale elitë të ushtrisë Gjermane, KSK-ja, u gjobit për bërjen e përshëndetjes naziste në një festë lamtumire për një komandat, njoftoi sot një oficer i gjykatës së qytetit jugperëndimor të Boeblingenit.

Ushtari u gjobit me pagën e 40 ditëve.

Kjo çështje u raportua fillimisht nga gazeta “Spiegel”, që e vlerëson gjobën në 4 000 euro.

Raporte të tjera nga mediet flasin për një festë, që u zhvillua në një poligon pranë Boeblingenit, ku u zhvilluan lojëra të çuditshme ku hidheshin koka derrash, bëhej përshëndetja naziste dhe luhej muzikë e ekstremit të djathtë.

Këto raporte ndikuan që të hapej një hetim nga autoritetet gjermane të drejtësisë, pasi ngritja e dorës në formën e përshëndetjes naziste në Gjermani është e jashtëligjshme./ATA

Artikuj të ngjashëm