Ushtria e SHBA-së njoftoi të premten se një pjesëtar i shërbimit të saj është vrarë në Somali gjatë operacionit kundër grupit ekstremist Al Shabab, në kohën kur SHBA-ja po forcon luftën kundër organizatave të lidhura me rrjetin terrorist Al Kaida.
Sipas kumtesës së Komandës së ushtrisë amerikane për Afrikë, pjesëtari i ushtrisë së SHBA-së është vrarë të martën gjatë operacionit në afërsi të Barit, rreth 64 kilometra në perëndim të kryeqytetit Mogadisho.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo