Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një tërmet 3,7 ballë Rihter goditi sot Malin e Zi

Romë, 5 qershor – Një tërmet me magnitudë 3,7 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sot gjatë orëve të para të mëngjesit në Malin e Zi, transmeton ATSH raportimin e agjencisë italiane të lajmeve, ANSA.

Epiqendra e tij ishte 12 kilometra nga kryeqyteti Podgoricë, ndërkohë që ipoqendra ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

Për momentin nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.