Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një shtetas rus akuzohet për planifikim të sulmit terrorist në Gjermani

Prokuroria federale gjermane sot akuzoi një shtetas rus për planifikimin e një sulmi terrorist islamik në Gjermani së bashku me një bashkëpunëtor të dyshuar i cili u arrestua në një rast të veçantë në Francë, në vitin 2017, raporton AP.

Prokurorët federalë njoftuan të martën se 31-vjeçari, i identifikuar vetëm si Magomed-Ali K. për shkak të ligjeve të privatësisë gjermane dhe i arrestuar në gusht, transmeton KP.

Ai është akuzuar për përgatitjen e një akti dhune dhe planifikimin e një shpërthimi.