Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një rrëfim evropian suksesi

Bashkimi Evropian ishte formuar pas Luftës së Dytë Botërore për t’i dhënë fund një cikli të tmerrshëm lufte, diktature dhe kolapsi ekonomik që e konsumuan të gjithë gjysmën e parë të shekullit 20.

Ky synim themeltar ishte hijezuar nga debatet misterioze rreth unioneve doganore dhe krizave valutore, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.

Një amnezi e këtillë përbrenda shteteve të kahershme anëtare të BE-së në Evropën Perëndimore ishte mbase e pashmangshme.

Gjeneratat që i mbanin të gjalla kujtimet e asaj se sa më keq mund të bëhet tanimë po vdesin. Dhe përfitimet prej paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit evropian janë ngurtësuar aq shumë me kalimin e kohës sa të merren si punë e kryer nga shumica e njerëzve.

Por kjo nuk do të thotë se pishtari evropian është shuar. Përkundrazi, i është kaluar një tjetër pjese të kontinentit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm