Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një pjesë e akullnajës në Mont Blanc mund të çahet – evakuohen banorët

Foto: Reuters

Autoritetet italiane kanë bllokuar të gjitha rrugët pasi ekspertët kanë paralajmëruar se një pjesë e akullnajës në Mont Blanc mund të çahet.

Më shumë se 250 mijë metër kub akull është në rrezik që të ndahet nga pjesa tjetër e akullnajës dhe për këtë shkak ana italiane ka evakuuar banorët e kësaj zone, raporton KTV.

Masivi i Mont Blancut gjendet në pikën më të lartë të Evropës Perëndimore me 4 mijë metra lartësi.

Ekspertët kanë bërë të ditur se një pjesë e akullnajës po rrëshqiste çdo ditë nga 50 deri në 60 centimetra.