Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një person i maskuar hap zjarr në një xhami në Londër, nuk ka të lënduar

Foto: BBC

Një person me maskë hyri në një xhami në Londër gjatë orës së lutjeve me rastin e muajit të Ramazanit.

Besimtarët dëgjuan të shtëna, por fillimisht nuk e kuptuan se përse bëhej fjalë, deri kur zbuluan se ishte qëlluar me armë.

Ngjarja u shënua në xhaminë “Seven Kings Masjid”, në zonën lindore të Londrës, Angli, gjatë mbrëmjes së djeshme, e enjte, teksa po mbaheshin faljet e çdo mbrëmjeje.

Fatmirësisht i dyshuari u çarmatos nga ndërhyrja e shpejtë e policisë, teksa një patrullë ndodhej pranë xhamisë, pasi rrezikohej një masakër e vërtetë, për shkak se xhamia ishte e mbushur plotë.

Të dyshuarit iu sekuestrua pistoleta, ndërkohë që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Edhe Londra ndez “dritat e Ramazanit” Botë Londra ndez “dritat e Ramazanit”

Incidenti vjen teksa shqetësimi lidhur me sigurinë e vendeve të kultit në botë është shtuar, pas sulmeve në Zelandën e Re dhe Sri Lanka.

Megjithatë ky incident krijoi shqetësim tek besimtarët, lidhur me muajin e Ramazanit./noa.al