Botë

Një i vdekur e një i plagosur nga të shtënat me armë në Vjenë

Një person ka mbetur i vdekur e një i plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri në një restorant tejet popullorë për turistët në qendrën historike të kryeqytetit austriak.

Ende nuk ka shumë detaje mbi këtë incident.

Por, nga sa raportohet, të shtëna janë dëgjuar në restorantin “Figlmueller”, i ndodhur vetëm pak metra nga Katedralja “St. Stephen” e Vjenës.

Policia e ka konfirmuar ngjarjen, por nuk jep detaje për momentin.