Në shpërthimin që ka ndodhur sot në Podgoricë, Mal të Zi, rreth orës 10: 40, një burrë është plagosur rëndë, transmeton Koha.net.
Siç i është thënë gazetës “vijesti” nga Emergjenca, i plagosuri është në rrezik për jetën.
Ka shpërthyer automobili "Toyota", me regjistrim të Cetinës (CT-AP280), në rrugën Novak Miloshev afër Shkollës së Muzikës.
Dyshohet që në automobil të jetë vendosur bomba dhe nga forca e detonimit të saj, vozitësi ka rënë nga dritarja.
I plagosuri disa minuta ka qëndruar i shtrirë në rrugë dhe ka kërkuar ndihmën e të tubuarve. Disa veta shkuan për t’i ndihmuar, por hoqën dorë pasi dëgjuan të shtëna, siç u tha, nga plumbat në automobilin e djegur.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Tre persona dërgohen në Urgjencë pas shpërthimit të bombolës së gazit në Podujevë
-
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë