Grupi anarkist “Conspiration”, dyshohet se është dërgues i pakos bombë, që shpërtheu sot në selinë e FMN-së në Paris, ku është plagosur një person, njoftoi një burim policor grek.
Sipas këtij burimi, zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas u informua nga autoritetet franceze, se pakoja e dërguar tek FMN-ja ishin dërguar nga Athina, ashtu si ajo një ditë më parë ka dërguar në Ministrinë e Financave gjermane, transmeton KP.
Pakoja e parë është marrë përsipër sot nga grupi anarkist “Conspiration”.
Në zyrën e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, sot ka pasur një shpërthim nga një bombë-letër, nga e cila ka pësuar plagë në fytyrë dhe dorë, një nëpunës.
Artikuj të ngjashëm