Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një grua në Oklahoma heq prangat në veturën e policisë, merr armën dhe fillon të gjuajë

Një grua e cila ishte arrestuar dhe ndodhej në pjesën e pasme të veturës së policisë, menaxhoi të lirohej nga prangat, të kapte një armë dhe të gjuante.

Ajo plagosi dy persona.

Policia tha se gruaja ishte nën ndikimin e një medikamenti që e bën një person shumë tolerant ndaj dhimbjes. Kështu që kur hoqi prangat duart iu gërvishtën dhe lënduan, tha policia.

Pas gati gjashtë orësh në pritje, autoritetet mundën ta arrestonin kur gruaja doli nga vetura me duart përpjetë.

“Kjo është diçka që mendon se kurrë nuk mund të ndodhte”, thanë nga policia e Oklahomas.