Një grua nga Teksasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shitur djalin e saj shtatëvjeçar për 2500 dollarë për të paguar një borxh droge. Ajo është dënuar me gjashtë vjet burgim.
Esmeralda Garza, u deklarua fajtore për tri akuza, shitjen e fëmijë, pastrimin e parave dhe planifikimin për shitjen e fëmijëve të tjerë.
Hetuesit thanë se Garza kishte planifikuar gjithashtu të shiste vajzat e saja, dy dhe tre vjeçare. Departamenti i Sigurisë Publike i Teksasit e zbuloi djalin e Garzës në një shtëpi në Corpus Christi, gjatë ekzekutimit të një urdhër-kërkimi për drogë, në qershor 2018, transmeton tch.
“Një grua në shtëpi u tha autoriteteve se kishte blerë djalin nga Garza për 2.500 dollarë”, sipas ‘USA Today’. Garza pastaj u tha hetuesve se ajo dhe i dashuri i saj kishin borxhe droge dhe ia dhanë fëmijën një gruaje.
-
Një grua raporton se ia rrëmbyen djalin për një borxh
-
Dënohet gruaja që ndihmoi në vrasjen e 5-vjeçarit që u gjet brenda një valixheje
-
Pas divorcit me Martinezin, Berry pranon të paguajë 8 mijë dollarë në muaj për djalin e tyre
-
Gruaja në Teksas dëmshpërblehet me 1.2 miliardë dollarë në një rast të pornografisë hakmarrëse
-
Nëna punëson vrasës me pagesë për vrasjen e djalit të saj 3-vjeçar në Miami