Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një cep Rusie në SHBA

I vendosur aty ku Oqeani Paqësor puthitet me Detin Bering, ishulli i largët amerikan Unalaska shtrihet përgjatë zonës kufitare ku Amerika Veriore lidhet me Siberinë.

Ishulli ndodhet në një lokacion akoma më perëndimor sesa Hawaii, andaj dhe pozicionohet në cepin e Azisë Lindore, duke qenë një prej vendeve më të largëta të Alaskës, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Një pjesë e ishujve Aleutianë, një arkipelag vullkanik më se 1.770-kilometërsh që kufizohet në cepin perëndimor me gadishullin rus të Kamchatkas, Unalaska përbën njërin prej mjediseve më të ashpra për jetesë në planet jashtë rajoneve polare.

Linjat bregdetare që goditen nga erërat e fuqishme shpesh janë skajshmërisht të thikta dhe pothuajse krejtësisht pa drunj. Pasi që ndodhet në “Unazën e zjarrit” të Paqësorit – një prej rajoneve sizmikisht më aktive në botë – tërmetet në Aleutianë janë të gjithëpranishme, ndërsa gjysma e 70 vullkaneve të ishullit, përfshirë atë më aktivin, Makushin, kanë eruptuar disa herë gjatë 250 vjetëve të fundit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)