Sipas të dhënave të publikuara në uebfaqen e Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut, pacienti më i ri me koronavirus në këtë vend është një fëmijë dy-vjeçar, ndërsa pacienti më i vjetër është i moshës 91 vjeçe, bëri të ditur Alsat-M.
Në raportin e detajuar ditor të Institutit për Shëndet Publik, thuhet se mosha mesatare e të prekurve me Covid-19, është 42.2 vjet. Plot 23 për qind e pacientëve janë të moshës 30 - 39 vjeç, raporton KOHA.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në Maqedoni (136 persona), 66 pacientë janë të gjinisë mashkullore, kurse 70 janë të gjinisë femërore.
Kolla është simptoma më e zakonshme e të sëmurëve, gati 70 për qind të pacientëve e shfaqin këtë simptomë. Pastaj vjen temperatura e lartë (65.3%), dobësi (31.6%), dhimbje fyti (25.3%), ethe (24.2%) dhe dhimbje koke (24.2%). 41 persona kanë rezultuar pozitiv pa pasur simptoma.
Deri më tash, sipas Institutit, janë infektuar 9 persona nga personeli mjekësor.
-
22 të vdekur e 491 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut
-
27 të vdekur e 674 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
-
36 të vdekur e 1,037 raste pozitive me COVID-19 në Maqedoni
-
32 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni V. në 24 orët e fundit
-
Një i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut të premten