Termi “Maqedoni” do të jetë pjesë e propozimit për zgjidhje të kontestit të emrit sepse këtë term e kanë pranuar më shumë se 100 vende të botës, kështu ka deklaruar për Televizionin grek TV Antena mediatori i Kombeve të Bashkuara Matthew Nimetz para raundit të ri të bisedimeve mes Athinës dhe Shkupit në New York, transmeton Zhurnal.
Nimetz theksoi se emri me të cilën vendi është regjistruar në Kombet e Bashkuara “IRJM”, gjegjësisht termi Maqedoni është pjesë e emrit, ku edhe Greqia e ka pranuar me këtë emër.
Nimetz mes tjerash tha se nuk ka zgjidhje magjike për emrin, kontesti po zgjatë tanimë shumë kohë dhe sa më shumë të vonohet aq më vështirë do të jetë të zgjidhet problemi historik mes Maqedonisë dhe Greqisë.
-
Emini: S’ka qenë kurrë çështja te emri për presidentin, në momentin e fundit do të kemi marrëveshje
-
Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë
-
Netanyahu do t’i bashkohet Bordit të Paqes
-
Macron: Franca do t’i ndihmojë palestinezët ta hartojnë kushtetutën për shtetin e ardhshëm
-
Trump: Bota po e do përsëri Izraelin