Kompania e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe shefi i financave të saj, janë paditur në një hetim për krime të pretenduara me tatime, raportojnë mediumet amerikane.
Allen Weisselberg 73-vjeçar është dorëzuar te autoritetet në New York të enjten në mëngjes, ndërsa nuk dihet se për çfarë po akuzohet.
Donald Trump nuk pritet të përfshihet personalisht në këtë rast.
New York City ka shkëputur tashmë marrëdhëniet biznesore me ish-presidentin amerikan.
Trump Organization është kompani që zotëron disa hotele, klube të golfit dhe prona tjera.
Çdo akuzë e ngritur kundër organizatës do të shënonte të parën në hetimet e gjata të bëra nga prokurori i qarkut të Manhattanit dhe prokurori i përgjithshëm i shtetit, në lidhje me pretendimet për mashtrim.
Edhe
Kompania e Trumpit pritet të akuzohet për krime me taksat
Akuzat nga prokurori i qarkut Cyrus Vance pritet të përqendrohen në atë nëse Weisselberg dhe drejtues tjerë të ndërmarrjeve morën përfitime të tilla si qira të apartaneteve apo makina me qira pa i raportuar ato siç duhet në deklarimet e tyre tatimore.
Weisselberg është futur në gjykatën penale të Manhattanit të enjten në mëngjes, raporton “The New York Times”. Ai dhe së paku një përfaqësues tjetër i Trump Organization pritet të paraqiten në gjykatë më vonë të enjten.