Prokurori i përgjithshëm i Izraelit e ka akuzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në tre raste, ka njoftuar ministria e drejtësisë.
Netanyahu dyshohet se ka pranuar dhurata nga biznesmenë të pasur dhe ka dhënë favore për të marrë më shumë mbulim pozitiv në media, transmeton KTV. Ai ka mohuar çdo keqbërje dhe tha se është viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga kundërshtarët e tij të majtë dhe mediat. Ai ka insistuar se nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk është i detyruar me ligj ta bëjë këtë.
E ky vendim vetëm sa e shton krizën politike në Izrael, pasi së fundmi, palët nuk janë pajtuar për koalicionin qeverisës, dhe vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të treta në një vit.
Tani në Izrael fillon një periudhë 21-ditore në të cilën ligjvënësit izraelitë mund të emërojnë ndonjë nga 120 kolegët e tyre, për të tentuar dhe krijuar një koalicion. Nëse kjo dështon gjithashtu, zgjedhjet do të thirren brenda 90 ditësh.
-
Nis gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit, Netanyahu
-
Më 17 mars kryeministri izraelit, Netanyahu, në gjyq për korrupsion
-
Ngrihet edhe formalisht akuza për korrupsion ndaj Netanyahut
-
Kryeministri izraelit akuzohet për korrupsion dhe ryshfet
-
Kryeministri izraelit akuzohet për korrupsion dhe ryshfet