Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nga 10 maji, kartëmonedha të reja 10 e 50 denarësh në Maqedoni

Banka Popullore do t’i tërheqë banknotat prej 10 dhe 50 denarë dhe ato do t’i ndërrojë me para polimere apo të plastikës.

Nga banka Popullore e Maqedonisë thonë se banknotat e reja të plastikës prej 10 dhe 50 denarë do t’i lëshojë në qarkullim nga 10 maji. Njëkohësisht do të tërhiqen të gjitha paratë e letrës prej 10 dhe 50 denarë që përdoren prej 8 shtatorit të vitit 1996 e deri më sot.

Ndërrimin e banknotave të vjetra falas do ta bëjnë të gjitha bankat vendore prej 15 majit të këtij viti deri në datën e njëjtë të vitit të ardhshëm.