Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se nëse ai fiton zgjedhjet do të aneksojë vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor.
Izraelët shkojnë në votime të martën dhe Netanyau është duke garuar me partitë e krahut të djathë, të cilët i mbështesin pjesët e aneksuara në Bregun Perëndimor, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Vendbanimet janë të jashtëligjshme duke u bazuar në ligjin ndërkombëtarë edhe pse Izraeli e kundërshton këtë.
Muajin e kaluar, SHBA-ja ka njohur Rrafshnaltën e Golanit, të rrethuar nga Siria në vitin 1967, si territor i Izraelit.
Izraeli ka vendosur rreth 400,000 hebrenj në vendbanimet e Bregut Perëndimorë, me 200,000 banorë të tjerë në Jerusalemin Lindor.
Palestinezët duan të krijojnë shtet në zonat e pushtuara si Bregu Perëndimor, Jersualemi Lindor dhe Rripi i Gazës.
-
Netanyahu thotë se do të aneksojë të gjitha vendbanimet në Bregun Perëndimor
-
Netanyahu paralajmëron mbajtjen e zgjedhjeve këtë vit
-
Izraeli fut tanket në Bregun Perëndimor të pushtuar për herë të parë që nga 2002-a
-
Netanyahu arrin marrëveshje për formimin e qeverisë së re në Izrael
-
Protesta në Izrael kundër planit të Netanyahut për aneksim