Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) do ta ndihmojë Izraelin të arrijë fitoren ndaj Hamasit.
Ai pretendon se sondazhet tregojnë se më shumë se 80 për qind e amerikanëve mbështesin Izraelin gjatë konfliktit në Gaza.
Komentet e tij vijnë pasi presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Izraeli rrezikon të humbasë mbështetjen globale në luftë.
Zyrtarët amerikanë thonë se po punojnë për marrëveshje të mundshme armëpushimi.
Megjithatë, Netanyahu ka thënë se që nga fillimi i konfliktit, kishte bërë fushatë “kundërshtuese të presionit ndërkombëtar për t'i dhënë fund luftës para kohe”.
Bideni ka thënë se SHBA-ja shpreson për arritjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza deri të hënën e ardhshme.
-
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë nën kontroll mbi 70% të Gazës
-
Netanyahu paralajmëron mbajtjen e zgjedhjeve këtë vit
-
Netanyahu pret që Trumpi ta ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve me vendet arabe
-
Netanyahu: Nuk do të ndodhë tërheqja e ushtrisë izraelite nga Gaza
-
Netanyahu: E përkrah planin e Trumpit