Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i është kundërpërgjigjur deklaratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, për të cilin tha se shpreson që të sigurohet deri në fund të javës.
Netanyahu ka thënë se Izraeli do ta vazhdojë fushatën deri në fitoren absolute.
"Udhëheqim një fushatë politike, qëllimi i së cilës është t’i frenojë presionet që synojnë t'i japin fund luftës para kohës", ka thënë Netanyahu, referuar sondazhit të Hoëard-Harris të publikuar të martën në SHBA, i cili tregon se 82 për qind e publikut amerikan mbështet Izraelin.
"Kjo do të thotë se katër nga pesë qytetarë në Shtetet e Bashkuara mbështesin Izraelin dhe jo Hamasin. Kjo na jep edhe dy forcë për ta vazhduar fushatën deri në fitoren absolute”, është shprehur ai, raportoi “Sky News”.
-
Netanyahu: Izraeli ka të drejtë t’u kthehet luftimeve nëse e sheh të nevojshme
-
Bideni rrit presionin ndaj Netanyahut, ia kërkon arritjen e armëpushimit
-
Netanyahu: Lufta e Izraelit kundër terrorizmit do të vazhdojë gjatë gjithë kohës
-
Izraeli do ta shqyrtojë përgjigjen e Hamasit për armëpushim në Gaza
-
Bideni thotë se Netanyahu mund të jetë duke e zgjatur luftën në Gaza për arsye politike