Botë

Netanyahu gjykohet për korrupsion

Foto: Reuters

Gjykimi për korrupsion i Benjamin Netanyahut nis sot, të dielën në Jerusalem, dhe do të jetë kryeministri i parë i Izraelit i cili përballet me ndjekje penale, rast të cilin ai vet e quan linçim politik, raporton Reuters.

Nga Netanyahu është kërkuar të del para gjyqit në gjykatën komunale të Jerusalemit, një javë pasi që murr mandatin e tij të pestë si kreu i qeverisë së koalicionit, me këtë duke i dhënë fund më shumë se një vit bllokimi politik dhe tre zgjedhjeve që nuk sollën fitues.

Ai në muajin nëntor u akuzua për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, përfshirë dhurata nga miq milionerë dhe se ka kërkuar favore për tajkunë të mediave në shkëmbim për raportime në favor të vetë kryeministrit Netanyahu, transmeton KOHA.

Netanyahu, i cili e udhëheqë partinë djathtiste Likud, e ka quajtur këtë përndjekje si linçim nga ana e të majtëve.

Si kryeministër Netanyahu nuk është i obliguar të japë dorëheqje dhe ka thënë se gjykimi nuk do të ndikon në aftësinë për të udhëhequr shtetin.

Një panel nga tre gjykatës do të dëgjojnë rastin e tij.

Gjashtë vite më parë, ish kryeminsitri Ehud Olmert u shpall i fajshëm për ryshfet dhe shërbeu 16 muaj në burg. Gjykimi murr pjesë pas mandatit të tij 2006-2009.