Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij politik, Benny Gantz e kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një Qeverie të unitetit.
Sipas marrëveshjes, Netanyahu dhe Gantz do të udhëheqin me rotacion. Netanyahu do të jetë i pari si kryeministër, raporton BBC.
Kjo marrëveshje i sjell qartësi politike Izraelit, pas tri palë zgjedhjeve pa fitues të qartë dhe një viti të ngërçit politik.
Që të dytë janë përballur me thirrjet për t’iu shmangur zgjedhjeve të katërta dhe për ta krijuar një koalicion, që do të ndihmonte në përballjen me pandeminë e koronavirusit.
Artikuj të ngjashëm
-
Netanyahu arrin marrëveshje për formimin e qeverisë së re në Izrael
-
Netanyahu mandatar për formimin e Qeverisë në Izrael
-
Kryeministri i ri izraelit premton bashkimin e popullit
-
Partitë opozitare izraelite arrijnë marrëveshjen për formimin e qeverisë së re
-
Bie qeveria e Izraelit, zgjedhjet e reja në mars