Një 92-vjeçare amerikane ka vrarë të birin, 72-vjeçar, në mënyrë që t’i shmanget dërgimit në shtëpinë e kujdesit, ka njoftuar policia.
Anna Mae Blessing, që akuzohet për vrasje, thuhet se e vrau djalin pasi pa që ai mendonte ta dërgonte në shtëpinë e kujdesit, sipas dokumenteve të gjykatës.
“Më keni marrë jetën, andaj po e marr tuajën”, raportohet të ketë thënë ajo teksa shoqërohej nga policia.
Blessing i kishte thënë policisë se synonte të mbyste edhe veten po ashtu, transmeton Koha.net.
Incidenti ndodhi në mëngjesin e 2 korrikut në Maricopa të Arizonës.
Djali i Blessingut, emri i të cilit s’u bë i ditur, dëshironte ta dërgonte nënën në shtëpinë me asistencë sepse ajo “ishte bërë e vështirë për bashkëjetesë”.
Edhe
Krimi në Fier: Dyshohet se vajza vrau babanë, u ndihmua nga i dashuri 55-vjeçar
E ëma e kishte vrarë të birin me dy plumba, ndërsa e dashura e të birit kishte arritur të ikte nga dhoma e shtëpisë.
Tani Blessing akuzohet për vrasje të shkallës së parë, ndërsa dorëzania e saj u caktua në 500 mijë dollarë.