Tregu në Wuhan i ushqimeve të detit, që besohet të jetë vendi i origjinës së pandemisë së COVID-19, po mbahet i barrikaduar. Një ekip i madh i pjesëtarëve të sigurisë spraps secilin që i afrohet.
“Thjeshtë po e bëjmë punën tonë”, thotë një roje i veshur zi, që urdhëroi gazetarin e Reutersit t’i fshijë pamjet e xhiruara afër portës kryesore të tregut. Ai u prezantua si punonjës i ekipit të qytetit për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.
Gazetarët e jashtëm u ftuan në një udhëtim zyrtar, për të raportuar rreth përpjekjeve të Wuhanit për rindërtimin ekonomik, pas përballjes shumëmuajshe me COVID-19. Porosia zyrtare është: “Qyteti heroik” i është kthyer normales, derisa shkollat dhe lokacionet turistike janë rihapur dhe ndërmarrjet po punojnë me kapacitete të plota, raporton Reuters.
“Asnjë vend nuk është më i sigurt se ky”, thotë Lin Songtian, president i Asociacionit popullor kinez për Miqësi me Shtetet e Huaja, një grup i mbështetur nga shteti që ndihmoi në organizimin e kësaj vizite.
Megjithatë, qyteti vazhdon ta kufizojë qasjen në vende të caktuara, si në tregun e ushqimeve të detit, që ishte identifikuar si vendi prej nga dolën rastet e para të të infektuarve, në dhjetor.
-
“Helmi politik” që krijoi kërkimi i origjinës së COVID-19
-
Shkencëtarët kinezë më në fund publikojnë informacionet për origjinën e COVID-19
-
SHBA-ja mban seancën e parë për hetimin e origjinës së COVID-19
-
Kina: FBI-ja po manipulon kur thotë se COVID-i mund të ketë rrjedhë nga laboratori
-
Shefi i FBI-së: COVID-i me shumë gjasë rrodhi nga laboratori në Kinë