Bruksel, 11 prill – Aksidentet e trafikut të cilat kanë ndodhur në shtetet e Bashkimit Evropian (BE), gjatë vitit 2017, kanë shkaktuar vdekjen e 25.300 personave.
”Gjatë vitit 2017, në rrugët e BE-së, kanë humbur jetën 25.300 persona, ndërkohë që shumë persona kanë marrë lëndime të cilat do t'iu ndryshojnë jetën. Besoj se BE-ja mund të bëjë më shumë për të mbrojtur evropianët”, tha Violeta Bulc, komisionere e BE-së për Transport.
Bulc shtoi më tej se Komisioni Evropian është duke punuar në drejtim të ndërmarrjes së hapave konkret për rritjen e sigurisë nëpër rrugë, me qëllim kryesor, të shpëtimit të më shumë jetëve.
Të dhënat e publikuara flasin se numri i të vdekurve gjatë vitit 2017, është për dy për qind më i ulët nga viti paraprak.
Komisioni Evropian thotë se rreth 135.000 persona në vit marrin lëndime të rënda trupore.
Statistika dëshmon për një ulje të vdekshmërisë në rrugët e Suedisë, Britanisë së Madhe, Holandës dhe Danimarkës, dhe vdekshmëri të lartë në Rumani dhe Bulgari.
-
Në 28 vendet e BE-së gjatë vitit 2008 vdiqën 25 mijë vetë në aksidente trafiku
-
Vjet në rrugët e vendeve të BE-së humbën jetën 25 mijë veta, më 2001 më shumë se 55 mijë
-
Rumania dhe Bullgaria, vendet me më së shumti aksidente në Evropë
-
Sivjet dukshëm më shumë aksidente trafiku, 58 të vdekur
-
Për 25 vjet – 3.018 vdekje si pasojë e aksidenteve, 82 vetëm sivjet