Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në sulmin raketor në Siri janë shkatërruar 9 aeroplanë luftarakë

Mediat siriane shkruajnë se në sulmin raketor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në aeroportin ushtarak sirian, si përgjigje ndaj sulmit me gaz helmues , në të cilin para tri ditësh kanë humbur jetën 86 persona, janë shkatërruar nëntë aeroplanë luftarakë të forcave të regjimit Bashar Al Asad.

Po sipas këtyre mediave në këto sulme kanë humbur jetën edhe nëntë civilë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Russia Today shkruan se sipas xhirimeve të para pas sulmit shihen hangarët e shkatërruar, por edhe hangarë që kanë mbetur të paprekur nga sulmet, transmeton kp.

Disa fotografi, po ashtu, tregojnë hangarë për të cilët është e paqartë nëse aty ka pasur aeroplanë, ose jo.

Sulmet e sotme ajrore janë aksioni i parë direkt ushtarak pas një kohe të gjatë, të cilin e kanë kryer SHBA-të kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al Asad.