Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në SHBA, jep dorëheqje kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit

Ka dhënë dorëheqje në SHBA, kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Scott Pruitt.

Presidenti Donald Trump komentoi të enjten se ai pranonte dorëheqjen e Pruitt, por nuk përmendi skandalet e shumta dhe shkeljet e dyshuara të etikës në të cilat ka qenë i përfshirë kreu i agjencisë, transmeton VoA.

Arsyeja e saktë e dorëheqjes së Pruitt nuk u njoftua.

Zëvendësi i tij, Andrew Wheeler, do të drejtojë tani agjencinë si shef në detyrë.