Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Sarajevë kapet xhihadisti i armatosur deri në dhëmbë

Policia e Sarajevës ka kapur Emin Hoxhiqin, shtetas i BeH, i cili më parë kishte luftuar në anën e ISIS-it (në Siri), raporton portali Avaz, transmeton Koha.net.

Sipas këtij burimi, ai ishte i armatosur deri në dhëmbë.

Për shkak të pjesëmarrjes në anën e organizatës terroriste të Shtetit Islamik (ISIS) ai ka qenë i dënuar me burgim.

Hoxhiq, 25 vjeç, u kap në stacionin e autobusëve, afër Ambasadës së SHBA në Sarajevë. Gjatë një kontrolli rutinor.

Në bagazhin e automjetit të tij u gjetën dy pushkë automatike, 15 karikatorë me fishekë. Ai në bagazhin e tij kishte fshehur edhe një minahedhës (Zola), tri bomba dore, një mjet shpërthyes, mprehës thikash dhe dy jelekë antiplumb.

siç transmeton Koha.net raportimin e Avazit, vjet qe dënuar me dy vjet burgim për shkak të pjesëmarrjes në organizata të huaja terroriste dhe se ishte dënuar kaq lehtë për shkak se kishte pranuar fajin dhe kishte shprehur pendesë.