Në rrugët e një qyteti gjerman po vendosen kabina në të cilat nuk mund të depërtojë uji dhe era dhe kjo është bërë për tu ofruar strehim të pastrehëve.
Kabinat prej çeliku dhe druri të cilat zënë deri në dy persona, mbrojnë nga të ftohtit, era dhe lagështia. Ato garantojnë po ashtu edhe rifreskim të ajrit, shkruan The Independent.
Kabinat janë vendosur në qytetin Ulm, në perëndim të Munihut, në parqe dhe vende të tjera ku flenë zakonisht njerëzit e pastrehë.
Kabinat janë të pajisura po ashtu edhe me panele solare dhe janë të lidhura me rrjetin e radios, duke u mundësuar banorëve të tyre që të komunikojnë pa pasur nevojë për lidhje mobile.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania planifikon shtim të bunkerëve mes frikës nga një sulm rus
-
Gjermania harton listën e bunkerëve mes tensioneve me Rusinë
-
Të paktën katër të arrestuar në Gjermani nën dyshimet për kontrabandim të qenieve njerëzore
-
Ushtria gjermane në alarm, dyshon se dikush u përpoq ta kontaminonte ujin në kazermë
-
Gjykata e Lartë në SHBA ua ndalon fjetjen në hapësira publike të pastrehëve