Një numër i përgjithshëm prej 7,6 milionë shtetasve venezuelianë votuan të dielën kundër presidentit Nicolas Maduro dhe projektit të tij për ndryshimet kushtetuese, një referendum i organizuar nga opozita dhe ligjërisht jo-detyrues, sipas të dhënave përfundimtare të njoftuara dje nga opozita.
“Aktualisht me 100 për qind të votave të numëruara, mund të konfirmojmë se më shumë se 7,6 milionë venezuelianë dëshmuan në mënyrë heroike, një mandat të qartë, masiv dhe të pakundërshtueshëm”, deklaroi zëvendëskryetari i Parlamentit, Freddy Guevara, duke lexuar një deklaratë të koalicionit të opozitës, njëherësh edhe njoftuar për një grevë të përgjithshme 24 orësh për ditën e enjte.
Të dhënat e mëparshme të pjesëmarrjes, në 7,2 milionë votues bazuar në 95 për qind të votave të numëruara u shprehën kundër draftit të ndryshimeve kushtetuese të presidentit Maduro, ku anëtarët pritet të zgjidhen më 30 korrik.
Gjatë zgjedhjeve që u mbajtën të dielën, 98,3 për qind e votuesve hodhën poshtë projektin presidencial.
-
Maduro fiton edhe një mandat si president i Venezuelës
-
Rreth 8,1 milionë votues për Asamblenë Kushtetuese të Venezuelës
-
Në Venezuelë mbahen votime të debatueshme
-
Vrasje dhe trazira gjatë votimit në Venezuelë
-
Venezuela thotë se i ka liruar 99 të burgosur të arrestuar pas protestave zgjedhore të 2024-s