Votuesit në pesë shtete në SHBA do të votojnë sot nëse do të aprovohet marihuana për rekreacion, një hap i madh drejt legalizimit të marihuanës, raporton agjencia AP,
Propozimet do të votohen në Araknsas, Maryland, Missouri, Dakota të Veriut dhe Dakota të Jugut dhe i pason lëvizjeve të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, drejt dekriminalizimit të marihuanës.
Bideni muajin e kaluar ka njoftuar se po i falë mijëra amerikanë të dënuar me burgim për posedim të marihuanës.
Votimi po mbahet në periudhën ku në SHBA po mbahen zgjedhjet afatmesme.
Marihuana rekreacionale është e legalizuar në 19 shtete në SHBA.
Artikuj të ngjashëm