Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Parlamentin e Maqedonisë është gjetur mjet shpërthyes

Sot rreth orës 17:30 një pjesëtar i sigurimit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë në katin e parë zbuloi një mjet të improvizuar shpërthyes.

Medie nga Maqedonia, duke u thirrur në burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë kanë konfirmuan rastin, duke theksuar se ekipi policor tashmë është në vendngjarje.

Nga MPB paralajmëruan se pas zbardhjes së tërësishme të rastit dhe informacioneve shtesë të njëjtat do ti bëjnë të ditur para opinionit.