Në Maqedoni të Veriut tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 72 të infektuar të rinj me koronavirus.
Rastet pozitive kanë dalë nga testimi i 793 mostrave. Ka vdekur një 44-vjeçar nga Strumica, një 58-vjeçar nga Gostivari dhe një 79-vjeçar nga Ohri.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 54 pacientë. Deri më tash në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 15.293 të infektuar me koronavirus, ndërsa 634 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Janë shëruar 12.754, ndërsa janë 1905 raste aktive.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të hënën
-
9 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut
-
24 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni V. në 24 orët e fundit
-
164 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
-
3 të vdekur e 10 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni