Në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 31 persona si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 2225.
Po ashtu 657 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri nga testimi i 2347 mostrave.
Numri i të infektuarve ka arritur në 76.251. Në 24 orët e fundit janë shëruar 920 pacientë, ndërsa shifra e të shëruarve ka arritur në 52.413. Raste aktive janë 21.613.
Në Mal të Zi katër persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe janë regjistruar 432 raste të reja të infeksionit.
Artikuj të ngjashëm