Botë

Në Maqedoni shkon mbi 200 numri i të infektuarve, në Serbi tre të vdekur në 24-orët e fundit

Foto: Reuters

Në Maqedoni janë shënuar 24 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar në 201 numrin e përgjithshëm, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi të enjten.

Si pasojë e Covid-19, në Maqedoni kanë vdekur tre persona.

Ndërkohë, numër shumë më i madh i të infektuarve është regjistruar në Serbi. Po ashtu në 24 orët e fundit, në këtë vend kanë vdekur tre persona, duke ngritur në 7 numrin e përgjithshëm, si pasojë e Covid-19.

Numri i të infektuarve është rritur në 457, prej tyre 73 janë raste të reja.