Çmimet e derivateve të naftës dhe benzinës nga mesnata e sontme do të pësojnë ulje të ndjeshme, njoftuan sot nga Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë.
Sipas çmimores së re, benzina do të lirohet për 4 denarë, ndërsa dizeli për 3,5 denarë.
Sipas vendimit nga mesnata, Eurosuper BS 95 do të kushtojë 63 denarë (një euro kushton 61.52 denarë) për litër, ndërsa Eurosuper BS 98.65 denarë për litër, derisa 1 litër dizel do të kushtojë 61 denarë.