Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Mal të Zi më së shumti turistë serbë e rusë

Në Mal të Zi aktualisht janë duke qëndruar më shumë se 190.000 turistë, ose dhjetë për qind më shumë se sa vitin e kaluar, ka bërë të ditur Ministria e Turizmit e këtij vendi.

Në ministri dhe organizatën nacionale për turizëm thanë se numri më i madh i turistëve janë nga Rusia dhe Serbia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe përkundër kampanjës negative në mediat ruse dhe marrëdhënieve jo të mira në relacionin Podgoricë-Moskë, numri i turistëve rusë nëpër hotele është katërfishuar.

Sipas pohimeve të organizatës nacionale për turizëm, turistët nga Rusia në gjashtë muaj e parë kanë realizuar më shumë se 179.000 net.

Të dhënat po ashtu tregojnë për rritje të numrit të turistëve nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Holanda dhe shteteve skandinave, Danimarkës, Suedisë dhe Finlandës, transmeton Ksp.