Botë

Në Kroaci ka filluar iniciativa për krijimin e “republikës Istria”

Para një jave është hapur një blog me emrin Republika Istria, e në Facebook më herët edhe faqja Republika Istra, shkruan indeks.hr, transmeton Koha.net.

Në blogun e përkthyer në disa gjuhë shkruan: "Istria – shtet i pavarur. Gjithmonë ka qenë, gjithmonë do të mbetet (...) Istria është shtet, istrian është komb, istrian është secili që: respekton të gjitha bashkësitë istriane, gjuhët e tyre, dialektet dhe të folurit e tyre, festat dhe traditat, që njohin kulturën e tyre, sidomos kulturën e bashkëjetesës së tyre; vepron në kufijtë e mundësive dhe aftësive të veta dhe që punon për përparimin Istrës dhe për mirëqenien e qytetarëve të saj."

"Ne nuk jem i italianë, nuk jemi sllovenë, nuk jemi kroatë, ne jemi istrianë dhe kemi elementët e shumë popujve. Istria është e lindur nga frytet e antifashizmit”, thuhet në blog.

Në faqen e Facebookut gjendet shënimi se kjo iniciativë ka filluar nga fundi i vitit të shkuar dhe se qëllimi i saj është “autonomia rajonale e Istrës". Aty gjendet edhe mesazh: “Bëjmë ujdhesën në vend të siujdhesës”.

Istria është krahinë gjeografike e Kroacisë që kufizohet me Slloveninë dhe me Detin Adriatik.