Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Kroaci 78 të infektuar për një ditë, në Bosnjë shënohet viktima e parë

Foto: Reuters

Numri i të prekurve në Kroaci nga koronavirusi është rritur në 206, ndërkohë që vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 78 raste të reja, kanë bërë të ditur mediat kroate.

Sot është marrë vendimi që të ndërpritet trafiku i autobusëve dhe ai hekurudhor, në mënyrë që të ndalet përhapja e Covid-19.

Institucionet e vendit kanë ftuar sërish qytetarët që të mbetën në izolim.

“Ka qytetarë që nuk po i respektojnë udhëzimet. Kjo është diçka jo e mirë dhe që nuk do të ndihmojë”, ka thënë ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh.

Ndërkohë, në Bosnjë-Hercegovinë sot është shënuar viktima e parë. Një grua 76-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa ajo besohet se është infektuar nga i biri i saj që ka ardhur nga Gjermania, raporton Klix.ba.

Në Bosnjë, deri më tash raportohet për 93 të infektuar.